Aktualitet

“E dua, por kur pi bën keq”/ Flet 15-vjeçari shqiptar që denoncoi babin e tij në Selanik: Ai të vazhdojë jetën i lirë dhe nëna ime të qetësohet

I mituri është shprehur se bashkë me nënën  e tij ka e përjetuar dhunën prej disa vitesh.

12 Prill 2024, 19:39 Nga E. D
“E dua, por kur pi bën keq”/ Flet 15-vjeçari shqiptar
foto nga vendngjarja

SELANIK- Një 15-vjeçar shqiptar që ka denoncuar në policinë e Selanikut babain e tij për dhunë në familje ka folur për mediat greke dhe treguar për momentin që vendosi të bënte një gjë të tillë. I mituri është shprehur se bashkë me nënën  e tij ka e përjetuar dhunën prej disa vitesh.

Ai ka theksuar se ajo që i intereson është që të mbrojë nënën e tij dhe ta largojë këtë njeri nga jeta e tyre, pasi ka përjetuar dhunë që prej moshës 6-vjeçare, ku viktimë ka qenë kryesisht nëna e tij.

“E dua, por kur pi bën keq. Ai më ka goditur shumë herë, edhe mua më është dashur të qepja në këmbë kur ai një herë më ndoqi dhe unë vrapova për të shpëtuar por rashë dhe e godita” tha 15-vjeçari. 

Një rast i fundit ka qenë pikërisht të dielën e kaluar, kur edhe 15-vjeçari iu drejtua komisariatit, pasi u konfliktua edhe vetë me babain. Në rrëfimin e tij, i mituri thotë se babai i tij është një njeri i mirë, por nuk di çfarë bën në momentin që është i alkoolizuar.

“Ajo që dua është që ne ta ndihmojmë, ai të vazhdojë jetën i lirë dhe nëna ime të qetësohet. Nuk dua të jem pranë tij. Nuk është njeri i keq, thjesht nuk di çfarë bën kur dehet”, theksoi 15-vjeçari.

dhun në familje selanik

Sondazh

Poll