Politike

"Siguria e jetës nuk mund të merret me sportivitet", Veliaj dhe Balla në konferencën "e çuditshme", çfarë u tha?

Fjalën e mori i pari Veliaj, i cili foli i indinjuar për sigurinë e jetës, për të cilën tha se nuk mund të merret me sportivitet, dhe i bëri opozitës ftesën standarde.

12 Prill 2024, 16:41 Nga M.B
"Siguria e jetës nuk mund të merret me sportivitet", Veliaj
Konferenca

TIRANA- Gjatë një konference ditën e sotme kryetart i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla komentuan protestën e fundit të opozitës të organizuar pas arrestimit të drejtorëve të dosjes “5D”. Fjalën e mori i pari Veliaj, i cili foli i indinjuar për sigurinë e jetës, për të cilën tha se nuk mund të merret me sportivitet, dhe i bëri opozitës ftesën standarde.

“Le t’i zgjidhim debatet tona si qytetarë. Nuk e djeg njeri policinë e vendit të tij nëse ka një debat për të bërë me dikë nga përfaqësuesit e politikës. Ftesa është: t’i lëmë studiot e televizionit, Parlamentin dhe Këshillin Bashkiak për debate. Siguria e jetës nuk mund të merret me sportivitet”, tha mes të tjerash Veliaj. 

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri një autokritikë para gazetarëve. Hera e fundit që nuk bëhet kallëzim i duhur penal nga policia tha Balla.

“Ajo që ka ndodhur dje në oborrin pranë bashkisë Tiranë, ku është tentuar goditja e punonjësve të policisë, dua të jem shumë i drejtpërdrejtë me gjithkënd që ende mendon që në Shqipëri mundet të goditet një punonjës policie, do ta konsideroja si rastin e fundit që policia nuk bën një kallëzim të duhur penal, por çdo tentativë, për të goditur një punonjës policie, është një tentativë për të goditur shtetin. Dhe reagimi ynë edhe i të gjitha strukturave të tjera shtetërore, përfshirë prokurorinë, duhet të jetë ekzemplar. Kush godet punonjësin e policisë, ka goditur shtetin. Kodi penal i ka të përcaktuara qartë se çfarë dënimi meriton ai që godet punonjësin e policisë. Shumë faleminderit të gjithëve dhe na vaftë mbarë”, tha Balla.

taulant balla erion veliaj

Sondazh

Poll