Politike

Komisioni për TIMS/ Gogu-Salianjit: Javën e kaluar donit pafajësinë Berishës, sot bëheni gjyqtar i Ervin Muçës

Nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t'i përmbahen vendimit të Kuvendit.

12 Prill 2024, 15:32 Nga M.B
Komisioni për TIMS/ Gogu-Salianjit: Javën e kaluar donit
Komisioni

TIRANA- Mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka nisur ditën e sotme mes debatesh. Nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t'i përmbahen vendimit të Kuvendit. Ai iu përgjigj akuzave të opozitarit Ervin Salianji pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit. Gogu shtoi se opozitarët nga njëra anë duan të shfajësojnë farefisin e tyre politik dhe nga ana tjetër të ndëshkojnë kundërshtarin politik. 

"Rezultatet e punës sonë janë një hetim ligjor mbi veprimtarinë e sistemeve qe mbrojnë sistemin TIMS, nuk janë gjyqe. Ju tërheq vëmendjen t'i qëndrojmë këtij urdhëri të Kuvendit. Zotëria të cilit ju i referoheni ka statusin e të prezumuarit i pafajshëm. Nuk ndëshkon Kuvendi. Ne hetojmë veprimtarinë me ndihmën e disa eksperteve. Unë e kuptoj që ju jeni shumë të trembur dhe ndiqni strategjinë e atij që është sot më i tremburi në ballkonin e shtëpisë së tij.

Ky rol është të marrësh rolin e gjyqtarit. Javën e kaluar donit t'i jepnit pafajësi Berishës, sot doni të bëheni gjyqtari i Ervin Muçës. Ju nuk ndiheni rehat në rolin e parlamentarit që heton sipas vendimit të Kuvendit. Nga njëra anë doni të shfajësoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjetër të ndeshkoni kundërshtarin politik. Kjo sepse jeni humbës serialë. Pa humbur kohë ju lutem kthehuni në shinat e vendimit të Kuvendit. Mos u bëni ju inkuizitorë", tha Gogu.

tims

Sondazh

Poll