Politike

Akuza e Dogjanit për Ervin Muçën: Transferoi nga emri i punonjësit 1 mln euro kur ishte te AKSHI

Në mbledhjen e komisionit hetimor të TIMS, Dogjani tha se pasi është zbuluar ka bërë kallëzim dhe është larguar nga puna.

12 Prill 2024, 15:54 Nga I.A
Akuza e Dogjanit për Ervin Muçën: Transferoi nga emri i
Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka deklaruar se ka informacione se Ervin Muça,në kohën që ka qenë në punë te AKSHI ka transferuar nga emri i një punonjësi 1 milion euro. Në mbledhjen e komisionit hetimor të TIMS, Dogjani tha se pasi është zbuluar ka bërë kallëzim dhe është larguar nga puna. 

“Kam dhe një informacion tjetër për këtë Muçën, që në kohën që ja qenë te AKSH, një punonjës i tij e ka kallëzuar sepse ka përdorur të dhënat e tij për të transferuar 1 milionë euro te një kompani. Pasi është zbuluar, është marrë në pyetje punonjësi, dhe ka thënë se nuk di gjë. Më pas ai ka bërë kallëzim, dhe është larguar nga puna. Ky (Ervin Muça) mund të jetë një agjent i shërbimeve të huaja që merr të dhënat e qytetarëve dhe mund t’i përdorë kundër Shqipërisë. Dhe ndaj e kemi kërkuar si dëshmitar. Do kërkoja të shtrijmë hetimin se mund të jetë agjent i shërbimeve të huaja, ai ka bërë tradhti kombëtare,” tha ai.

asllan dogjani akshi

Sondazh

Poll