Politike

Rama-Macron: Kemi një aftësi besnikërie që është unike, nëse keni nevojë për ndihmë thërrisni një shqiptar

Po ashtu ai ka deklaruar se shqiptarët janë një komb besnik dhe nëse ka ndonjëherë nevojë për ndihmë duhet të thërrasi një shqiptar.

12 Prill 2024, 15:31 Nga I.A
Rama-Macron: Kemi një aftësi besnikërie që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë pret me krahë hapur çdo gjë që vjen nga Franca. Gjatë konferencës për mediat, Rama tha se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit europian, pasi nuk mund të jesh europian pa qenë pro francës. Po ashtu ai ka deklaruar se shqiptarët janë një komb besnik dhe nëse ka ndonjëherë nevojë për ndihmë duhet të thërrasi një shqiptar.

"Përtej vizitës tuaj në Shqipëri, ka pasur një vijim, pasi janë gjëra që po ndodhin, ka projekte. Tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku ka nisur investime për njohjen dhe investimin francez për parqet fotovoltaike të rajonit. Është shkolla 42, që po hap dyert fal mbështetjes tënde dhe falë personalitetit vërtet të jashtëzakonshëm të zotërisë. Dua të bëjmë më shumë, sot ishim me Medefin, duke ka shumë interes dhe do ti presim me krahë hapur për çdo gjë që vjen nga Franca. Kur Franca mbërrin nuk është çështje parash, është çështje njohjeje kulture. Të kesh më shumë Francë do të thotë të kesh më shumë burime. Jemi pro francez, sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit europian. Nuk mund të jesh pro europian pa qenë pro francez.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje i nivelit të lartë mes qeverive do të na hap dyert, mundësi të reja për të pasur edhe më shumë Francën në shqipëri. Për të qenë në majë, për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim. Franca do të bëjë pjesë në të tashmen, si një mbështetje  e prekshme. Vetëm mund të them faleminderit. Në emër të gjithë shqiptarëve. Që të them të drejtën kanë qenë disi skeptik lidhur me Francën para disa vitesh. Por ne kemi një aftësi besnikërie që është unike. Nëse do të keni nevojë një ditë kur jeni në nevojë thërrisni një shqiptar dhe ai do tju ndihmojë shumë," tha Rama. 

edi rama emmanuel macon

Sondazh

Poll