Aktualitet

Nga posedimi i lëndëve narkotike te dhuna, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim dy të tjerë në Korçë

Në gjendje të lirë është proceduar një 55-vjeçar pasi ka kanosur me fjalë një 53-vjeçare.

12 Prill 2024, 12:21 Nga S.B
Nga posedimi i lëndëve narkotike te dhuna, arrestohet një person
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet një përson, procedohet një dhe shpallen në kërkim dy të tjerë në Korçë. Mësohet se një 30-vjeçari gjatë një kontrolli i është gjetur një sasi kanabisi duke sjellë kështu arrestimin e tij.

Në gjendje të lirë është proceduar një 55-vjeçar pasi ka kanosur me fjalë një 53-vjeçare. Bëhet me dije se dy persona janë shpallur në kërkim pasi gjatë një konflikti kanë dhunuar një 33-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. 

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 30 vjeç, banues në fshatin Katund, Korçë, pasi në fshatin Treskë, Korçë, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Xh. O., 25 vjeç dhe R. O., 30 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, pasi në fshatin Grabovicë, Pogradec, dyshohet se gjatë një konflikti kanë goditur me grushte dhe shkelma, një 33-vjeçar.   

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 53-vjeçare. 

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce vepra penale

Sondazh

Poll