Aktualitet

Zbardhet skema e mashtrimit, dy drejtorët e bashkisë së Korçës shkaktuan 30 mln lekë dëm me lejet e ndërtimit për 20 subjekte

Për qëllime përfitimi dyshja kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruara për banim, ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti.

12 Prill 2024, 11:59 Nga r.ll
Zbardhet skema e mashtrimit, dy drejtorët e bashkisë së
bashkai e korces

KORÇË- Janë zbardhur detaje nga skema e mashtrimit të dy drejtorëve, një përgjegjësi dhe një specialisti në Bashkinë e Korçës. Ata akuzohen për "shpërdorim detyre" duke i shkaktuar shtetit 30 milionë lekë dëm. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se prokuroria ka gjetur shkelje ne procedurën e lejeve të ndërtimit për afro 20 subjekte. Për qëllime përfitimi dyshja kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruara për banim, ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit, ndërkohë për objektet e shërbimit dhe tregtisë kjo taksë është 8% e vlerës së investimit.

bashkia e korces

Sondazh

Poll