Aktualitet

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor/ Tetë të arrestuar dhe gjashtë të proceduar, 4256 masa administrative brenda dy javëve në Elbasan

Mësohet se janë arrestuar tetë persona dhe janë proceduar 6 të tjerë për veprat penale drejtimi i parregullt i automjetit dhe shkelja e rregullave të qarkullimit.

12 Prill 2024, 11:39 Nga S.B
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor/ Tetë të arrestuar dhe
foto ilustruese

ELBASAN- Policia Rrugore e Elbasanit ka publikuar një bilanc nga dy javët e fundit në lidhje me arrestimet dhe procedimet e shkeljeve të rregullave rrugore. Mësohet se janë arrestuar tetë persona dhe janë proceduar 6 të tjerë për veprat penale drejtimi i parregullt i automjetit dhe shkelja e rregullave të qarkullimit.

Gjithashtu janë vendosur 4256 masa administrative për shpejtësi mbi normat, përdorim i celularit, mosvënia e rripit, mosvendosja e kaskës, përdorimi pijeve alkoolike, parakalime dhe parkime të gabuara.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Elbasanit

Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore dhe për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Si rezultat, gjatë dy javëve janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Gjithashtu janë vendosur 4256 masa administrative, të ndara konkretisht:

 ✔1640 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

 ✔320 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

 ✔621 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

 ✔125 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

 ✔45 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

 ✔862 për parakalime të gabuara;

 ✔180 për parkime të gabuara;

 ✔ 463 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. 

Policia e Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

elbasan qarkullimi rrugor

Sondazh

Poll