Sport

Shi kritikash mbi Luis Enrique pas humbjes: "Ai mendon se është Arkimedi, por ai është vetëm një surprizë si “veza Kinder"…

"Si mund të japësh intensitet kur ke lojtarë që nuk luajnë në rolin e tyre. Ishte surprizë edhe për ta. Luis Enrique bën surpriza, është si veza Kinder".

11 Prill 2024, 14:59 Nga DOSJA

Shi kritikash mbi Luis Enrique pas humbjes: "Ai mendon se është

FRANCE - Kur humbet, zgjedhjet e trajnerit janë gjithmonë në qendër të debateve. Luis Enrique mori disa kritika në Francë pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës.

“Është e qartë se rezultati diskrediton vendimet e mia, unë pranoj gjithçka që sjell një humbje”,- pranoi trajneri spanjol i PSG-së në një konferencë për shtyp, duke mos harruar të shprehet se skuadra e tij do ta përmbysë Barcelonën në ndeshjen e kthimit.

Daniel Riolo, analist për RMC Sport, si zakonisht kritik: "Nuk kemi kuptuar asgjë për 11-shja startuese e rreshtuar nga Luis Enrique. Edhe në Spanjë nuk e kanë kuptuar. Këtu vazhdojmë të themi se kemi një gjeni në krye të skuadrës. Si mund të japësh intensitet kur ke lojtarë që nuk luajnë në rolin e tyre. Ishte surprizë edhe për ta.

Luis Enrique bën surpriza, është si veza Kinder. Ai mendon se është Arkimedi Pitagorian (personazh nga "Mickey Mouse" i famshëm për shpikjet e tij që shpesh nuk funksionojnë), por është vetëm një ‘surprizë Kinder’. Çdo ditë lojtarët hapin ‘vezën’ dhe zbulojnë se si do të luajnë."

Riolo vazhdon: "A mund të më shpjegojë dikush se për çfarë shërben? Kur funksionoi? Ne e dimë shumë mirë që sa më lart të luajë, aq më mirë, sepse Dembele mund të jetë vendimtar nëse luan më afër Mbappes. E kam thënë për gjashtë muaj që lojtarët nuk po shfrytëzohen në avantazhin e tyre më të mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll