Sport

"Kujdes Yamal, përndryshe do të kthehesh në semafor"… Fraza raciste, stuhi kritikash ndaj komentatorit argjentinas

Aksident televiziv për ish-portierin argjentinas: nuk mjaftuan faljet. Më pas 54-vjeçari njoftoi largimin nga roli i komentuesit

11 Prill 2024, 15:54 Nga DOSJA

"Kujdes Yamal, përndryshe do të kthehesh në

SPANJE - Një stuhi e vërtetë shpërtheu në Spanjë pas fjalëve të Mono Burgos në prag ndeshjen PSG-Barcelona. I ftuar i kanaleve ‘Movistar’, ish-strategu i Diego Simeones te Atletico Madrid, bëri një koment racist për talentin ‘Blaugrana’, Lamine Yamal. 

"Kujdes, futbolli është si jeta. Nëse nuk ia del, rrezikon të gjesh veten në semafor",- ishte deklarata e komentatorit, e cila vuri në dyshim vlerat cilësore të anësorit iberik.

Zhurma që është ngritur në tokën spanjole është e dukshme, ku Vinicius po bën një betejë të vërtetë në frontin e racizmit. Argjentinasi 54-vjeçar më pas u detyrua të kërkonte falje për t'i rregulluar gjërat:

"Nëse dikush u ndje i ofenduar, më vjen keq dhe kërkoj falje publike për fjalët. - Nuk doja të lëndoja askënd. Në fakt, unë vetë do të kisha dashur të kisha cilësitë e Yamalit, isha shumë zemërlehtë, këto ditë duhet të jesh shumë i kujdesshëm që të mos keqkuptohesh”. 

Megjithatë, faljet nuk mjaftuan për të qetësuar tërbimin e Barcelonës, e cila nuk dërgoi asnjë anëtar në mikrofonat e platformës televizive spanjole. Historia, siç u shpjegua plotësisht, pati një ndikim të jashtëzakonshëm: Mono Burgos kështu vendosi të largohej nga roli i komentuesit, pa pritur asnjë masë nga Movistar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll