Sport

VIDEO/ Episodi i diskutueshëm në Arsenal-Bayern që zemëroi Tuchel: "Arbitri nuk pati guximin të na jepte një penallti të merituar”

Bavarezët qëndruan dhe kërkuan një penallti në minutën e 66-të, pas episodit të çuditshëm, të cilin gjyqtari e anashkaloi…

11 Prill 2024, 11:11 Nga DOSJA

VIDEO/ Episodi i diskutueshëm në Arsenal-Bayern që zemëroi

ANGLI - Kishte një episod në pjesën e dytë të Arsenal-Bayern Munich (2-2), nga ndeshja e parë e çerekfinales së Champions League, që po i bën njerëzit të flasin.

Me një goditje në minutën e 66-të, Raya, portieri i ‘Topçinjve’ ia përcolli topin Gabrielit, i cili... e kapi atë me duar, me sa duket duke mos e kuptuar, se loja kishte rifilluar tashmë. Lojtarët e Bayernit, të cilët ishin përballë shënuesit, kërkuan penallti, por arbitri nuk sinjalizoi asgjë.

Në fund të ndeshjes, trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel, u acarua nga situata: “Mendoj se arbitri nuk pati guximin të na jepte një penallti të merituar, në një situatë të çmendur dhe të sikletshme.

Ai e pranoi në fushë se e pa situatën, por në çerekfinale ajo nuk mjaftoi për të dhënë një penallti. Ai pranoi se e pa gabimin e lojtarit. Qendërmbrojtësi mendoi se topi nuk ishte në lojë, por ishte dhe arbitri e pranoi këtë dhe se kishte një prekje me dorë, por penallti nuk u dha. Është shumë frustruese”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll