Politike

“Në Lushnjë ka vetëm pleq dhe qen”/ Korreshi: Qumshti vjen nga Serbia, ndërsa i yni po hidhet

Po ashtu Korreshi deklaroi se kudo në vendin tonë po largohen njerëzit për faj të qeverisë.

11 Prill 2024, 17:17 Nga I.A
“Në Lushnjë ka vetëm pleq dhe qen”/ Korreshi: Qumshti
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka komentuar projektligjin për programin e tregut të përbashkët për periudhën 2021-2027 me BE-në. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Korreshi theksoi se marrëveshja parashikon përmirësim të tregut të brendshëm, por prodhimet në vendin tonë po hidhen sepse nuk gjejnë treg. Po ashtu Korreshi deklaroi se kudo në vendin tonë po largohen njerëzit për faj të qeverisë.

“Kjo marrëveshja e re thotë përmirëson tregun e brendshëm, po cilin? Ka tregu këto prodhime që s’po gjejnë treg, hidhen në kanal. Ky është tregu? Kjo marrëveshje thotë se i shërben përmirësim të qytetarit. Cilit qytetar? Qytetarët kanë ikur. Paradite në Lushnjë sheh veç pleq. Po për të sjellë një palë domino, po një strehë për në dimër a ia bëni? Do t’ju ftoja të dalim në këmbë për të parë çfarë qarkullon gjithë ditën në Lushnjë. Vetëm pleq, edhe qen, që na i shkarkojnë.

Për këta qytetarë po bëhen këto marrëveshje? Për të mbrojtur konsumatorët. Mjerë ne të shkretët ca po hamë. Qumështi vjen nga Hungaria e Serbia, ndërsa ai i shqiptarëve hidhet. Këtu kanë ikur lopët, edhe të fshatit e blenë qumështin në qytet. Qeveria juaj thotë duhen mbi 10 lopë, po ai me 9 ca të bëjë? Po vajin e palmës, keni bërë vlerësimin në doganë, ku vete, ku hyn? Kush e kontrollon tregun? Opozita? Shtetit të marrë baxhot një nga një dhe t’i kontrollojë. Ku të lënë oligarkët, po hyjnë te të gjitha, edhe të kruajtëset e dhëmbëve. Kjo është gjithë ajo që po ndodh sot”, tha Korreshi.

saimir korreshi seance plenare 11 prill 2024

Sondazh

Poll