Politike

“Keni minuar demokracinë”/ Dule debat me Spiropalin: Opozita e pengoi Kuvendin të kryente funksionin e tij

Ndërkohë që Spiropali ka replikuar me Dulen ka theksuar se nuk mund të pranojë leksione mbi demokracinë dhe Europën nga ai.

11 Prill 2024, 17:56 Nga I.A
“Keni minuar demokracinë”/ Dule debat me Spiropalin: Opozita e
Dule dhe Spiropali

TIRANË- Një debat ka ndodhur ditën e sotme mes deputetit Vangjel Dule si dhe Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Dule ka theksuar se qeveria ka përdorur institucionet demokratike për minimin e demokracisë. Po ashtu sipas Dules Parlamenti është instrumentalizuar dhe nuk ka funksionuar me muaj të tërë, për shkak se maxhoranca minonte llogaridhënien.  

Ndërkohë që Spiropali ka replikuar me Dulen ka theksuar se nuk mund të pranojë leksione mbi demokracinë dhe Europën nga ai. Po ashtu ajo ka shtuar se Parlamenti nuk funksionoi për muaj me radhë, pasi Opozita e pengonte atë. 

Dule: Një karakteristikë dalluese e autokratëve të tipit Rama dhe qeverisjeve të tyre autokratike është përdorimi i institucioneve demokratike për minimin e demokracisë. Kjo është edhe më e rrezikshme. E keni vënë re instrumentalizimin e tempullit të demokracisë për të minuar llogaridhënien. Sa muaj nuk funksionoi ky Parlament thjesht dhe vetëm se kërkonim llogarinë dhe ju na e mohoni. Nuk ka bashkim evropian pa llogaridhënie, ju këtë themel kërkoni t’ia privoni parlamentit. Kjo është në rënie dhe duhet të ringjallet.

Spiropali: Dule me gjithë respektin nuk pranojmë leksione për çfarë është Evropa sepse jemi një nga popujt më të vjetër në rajon dhe kontinent dhe me fqinjët nuk kemi pasur kurrë probleme, me demokracinë nuk na ka ecur shumë fati por në këto 33 vjet e kemi bërë. Realiteti i vendit nuk është ai që parashkruani ju me elokuencë. Shqipëria në negociatat me BE ka progres në 33 kapitujt, përfshirë edhe kriteret politike, të gjitha, ndryshe nuk do na ishin çelur negociatat. Për ndryshe gjithë vendet themeluese nuk do binin dakord për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Nëse jeni angazhuar personalisht apo të tjerë në një proces që nuk ka lidhje as me anëtarësimin, as me kriteret, por me procese të tjera të drejtësisë me të cilat ju keni një qasje të pashëndetshme duke sulmuar institucionet e drejtësisë, kjo nuk është çështja e jona.

Kjo shumicë ka bërë të mundur që më në fund të kemi një drejtësi që për herë të parë po godet pandëshkueshmërinë. Këto sulme referohen edhe në raportin e Freedom House, ku nuk kuptohet si mundet të mbrojë me ombrellën politike persona Te dritarja, te ballkoni, te burgu shkoni sa të doni, por mos na përfshini edhe ne në debatin në Parlamentin të cilin e kthyem ne në normalitet. Ishte vullneti ynë për të mbërritur në një zgjidhje të arsyeshme që ktheu opozitën në këtë sallë kuvendi. Të jemi më të kujdesshëm me atë që themi, kemi vuajtur pasojat e të shkuarës tonë, por nuk mund të pranojmë të përdoren terma të dala nga dëshirat personale e nga asnjë raport ku jemi të përfshirë.

Dule: Nuk e kuptova përtej dëshirës së zonjës ministre, unë nuk përmenda asnjë emër, me përjashtim të atij që mungon, që është kryeministri Rama. E kërkova fjalën…nuk ju dëgjova por e keni mirëkuptimin për ato që thatë dhe kërkova fjalën që t’iu përgjigjesha, por nuk arrita t’iu kuptoj atë pozicionim kaotik. Një kombinim të thënash dhe faktesh me të pathëna dhe fantazi.

Spiropali: Më kaotike se ajo që thatë ju nuk kam dëgjuar. Jeni në vështirësi sepse thatë të pavërteta, meqë donit një dallim mes trillimit dhe realitetit. Është trillim që Shqipëria ka bërë regres në të gjithë kapitujt, kemi progres në të 33 kapitujt. E dyta dhe mbi të gjitha nuk mund të marrim leksione demokracie këtu, nuk jemi një vend totalitar, autoritar, jemi një demokraci e brishtë, por raportet për vendin nuk i përcakton asnjë dëshirë apo fantazi, por ata me të cilët kemi partneritetin më të ngushtë.

vangjel dule elisa spiropali seance plenare 11 prill 2024

Sondazh

Poll