Politike

VIDEO/ Protesta për Dosjen 5D, Veliaj publikon pamjet nga kamerat e sigurisë: Skenat e '97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës

Ndërkohë që shkruan se skenat e '97 nuk kanë vend në Tiranën e sotme. 

11 Prill 2024, 18:05 Nga S.B
VIDEO/ Protesta për Dosjen 5D, Veliaj publikon pamjet nga kamerat e
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për protestën që është mbajtur në Bashki, kundër korrupsionit që ka përfshirë institucionin që drejton ai. Me anë të një postimi në Facebook,Veliaj ka nxjerr një video nga kamerat e sigurisë, teksa shpërthen një koktejl molotov. Ndërkohë që shkruan se skenat e '97 nuk kanë vend në Tiranën e sotme. 

 

Postimi i Plotë:

Asllan Shyti shmangu djegien e kolegëve e të vetes! As e njoh, as më njeh. Shkoi në punë me kolegët e policisë jashtë, si kolegët e bashkisë brenda! Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend! E drejta jote!  Por ka shumë problem kur kërkon të vazhdosh të djegësh për të kompesuar votat e protestuesit që s'të mbështesin. Në Bashki punojnë njerëz që nga koha e Kelmendit e Brojkës. Policët gjithashtu kanë qenë e do jenë të shtetit. Skenat e '97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës! Asllanin e shokët i ruajti Zoti me atë reagim! Mirënjohje të gjithëve

SPAK e akuzon Mollën së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion. Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022. Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh.

erion veliaj

Sondazh

Poll