Tre marinarë të humbur në një ishull të Paqësorit shpëtuan veten duke shkruar “ndihmë” në rërë
foto nga vendngjarja SHBA- Tre marinarët po planifikonin të shkonin për peshkim rreth Pikelot Atoll, në ujërat e Mikronezisë,...
Thirrja e tij pason një sulm në shkallë të gjerë të Rusisë gjatë natës, sipas ushtrisë ukrainase, me 42 raketa dhe 40 dronë.
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje të enjten për ndihma kon krete ushtarake, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore, dhe jo vetëm mbështetje me fjalë për vendin e tij. Thirrja e tij pason një sulm në shkallë të gjerë të Rusisë gjatë natës, sipas ushtrisë ukrainase, me 42 raketa dhe 40 dronë.
“Nëse raketat ruse dhe dronët ‘Shahed’ vazhdojnë të godasin jo vetëm Ukrainën, por edhe vendosmërinë e aleatëve tanë, atëherë kjo do të nënkuptonte autorizim në rang botëror për të kryer terror,” shkroi Presidenti Zelenskyy në mediat sociale. "Ne kemi nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe ndihma të tjera në fushën e mbrojtjes dhe jo që të mbyllet njëri sy dhe të zhvillohen diskutime të gjata", shkroi ai.
Presidenti Zelenskyy tha se sulmet e fundit kishin objektiv rajonet Kharkiv, Kiev, Zaporizhzhia, Lviv dhe Odesa.
“Terroristët rusë kanë vënë në shënjestër edhe një herë infrastrukturën kritike”, tha zoti Zelenskyy.
Forcat ajrore ukrainase thane se rrëzuan 39 nga 40 dronët dhe shkatërruan 18 nga 42 raketat.
Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike Ukrenergo tha se sulmet ruse dëmtuan objektet e saj në pesë rajone të ndryshme.
Parlamenti i Ukrainës miraton ligjin e diskutueshëm për shtimin e rekrutëve
Parlamenti ukrainas miratoi të enjten një ligj të ri mbi mobilizimin e rekrutëve, pas disa muaj vonesash dhe mijëra amendamenteve.
Ligjvënësit e zvarritën për muaj të tërë ligjin, i cili pritet të jetë jopopullor. Ligji u nxit nga një kërkesë e forcave të armatosura, e drejtuar në atë kohë nga ish-komandanti Valerii Zaluzhny, i cili tha se Ukraina kishte nevojë për deri në 500,000 rekrutë të rinj për të rritur rradhët e ushtrisë.
Ushtarët e rraskapitur në vijën e frontit që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të plotë të Ukrainës, nuk kishin mundësi të këmbeheshin për të pushuar, pasi mijëra ukrainas vazhdojnë t'i shmangen mobilizimit për t’iu bashkuar ushtrisë.
Ligji i ri zgjeron kompetencat e autoriteteve ukrainase për të nxjerrë njoftime mobilizimi duke përdorur një sistem elektronik.
Komandanti i ri i forcave të armatosura ukrainase Oleksandr Syrskyi dhe presidenti Zelenskyy thanë se numri i rekrutëve të rinj të nevojshëm nuk ishte aq i lartë.
Ka patur njoftime se shkak për shkarkimin e ish komandantit Zaluzhny ishte çështja e mobilizimit./VOA
foto nga vendngjarja SHBA- Tre marinarët po planifikonin të shkonin për peshkim rreth Pikelot Atoll, në ujërat e Mikronezisë,...
foto ilustruese FRANCË- Një burrë i armatosur në Bordo të Francës goditi me thikë për vdekje një perso...
foto ilustruese UKRAIN- Parlamenti ukrainas ka miratuar ligjin për mobilizimin ushtarak që do të rrisë numrin e trupave, thanë dy ...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me iniciativën ...
Foto ilustruese AUSTRI- Dy persona kanë humbur jetën këtë të enjte nga një ortek pranë resortit austriak të skive ...
Princi William BRITANI E MADHE- Princi William është rikthyer në rrjetet sociale menjëherë pasi gruaja e tij Kate Middleton n...
foto ilustruese KIEV- Raketat dhe dronët rusë shkatërruan një termocentral të madh elektrik pranë Kievit dhe goditën obj...
Foto ilustruese MOSKË– Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha të enjten se Shërbimi Special i Anijeve t&e...
Francezja FRANCË- Një 34-vjeçare franceze ka thyer rekordin botëror të ngjitjes me litar. Anouk Garnier theu rekordin bot&e...
Volodymyr Zelensky VILNIUS- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, të enjten për t&...