Bota

VIDEO/ Francezja thyen rekordin botëror, ngjiten me litar në katin e dytë të kullës Eiffel për 18 minuta: Ëndërra ime u realizua!

Anouk Garnier theu rekordin botëror duke u ngjitur me litar në katin e dytë të Kullës Eife në 18 minuta.

11 Prill 2024, 14:50 Nga N.F
VIDEO/ Francezja thyen rekordin botëror, ngjiten me litar në katin e
Francezja

FRANCË- Një 34-vjeçare franceze ka thyer rekordin botëror të ngjitjes me litar. Anouk Garnier theu rekordin botëror duke u ngjitur me litar në katin e dytë të Kullës Eife në 18 minuta.

“Ëndrra ime u realizua. Është magjike”, tha Garnier, e cila ia arriti qëllimit dy minuta më shpejt se sa priste.

“Ka pasur shumë ulje-ngritje derisa arrita rekordin. Moti nuk ishte aleati im dhe ne duhej të koordinonim axhendat e të gjithë të përfshirëve. Por nuk pushova kurrë së besuari se do t'ia dilja”, shtoi ai.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga afrikano-jugori Thomas van Tonder i cili u ngjit 90 metra midis rrokaqiejve të Soëeto në Johannesburg në vitin 2020. Ndërsa në 2024 ky rekord u thye duke e marrë meritën francezja.



france kulla eiffel rekord boteror

Sondazh

Poll