Bota

Princi William rikthehet në rrjete sociale, postimi i tij i parë dedikim për futbollisten angleze

Princi i Uellsit bëri një postim në llogaritë zyrtare të përbashkëta të tij dhe të Kate në Instagram dhe X.

11 Prill 2024, 15:18 Nga S.B
Princi William rikthehet në rrjete sociale, postimi i tij i parë
Princi William

BRITANI E MADHE- Princi William është rikthyer në rrjetet sociale menjëherë pasi gruaja e tij Kate Middleton njoftoi se ajo është diagnostikuar me kancer dhe do t'i duhet t'i nënshtrohet kimioterapisë. Princi i Uellsit bëri një postim në llogaritë zyrtare të përbashkëta të tij dhe të Kate në Instagram dhe X.

Ky është publikimi i parë i princit, pas diagnostikimit të Kate Middleton me kancer. Me rastin e lënies së futbollit të britanikes Rachel Daly, Princi William publikoi një mesazh për të nderuar atë.

Duke qenë vetë president i FA që nga viti 2005, ai e falënderoi për kontributin e saj në futbollin e femrave. Në postimin e tij në Twitter dhe Instagram ai tha: Faleminderit për kaq shumë shfaqje të paharrueshme me @Lioneshat, @RachelDaly3. Shumë gola të tjerë për Villa tani! W.

princi william kate middleton

Sondazh

Poll