Bota

Dy persona kanë humbur jetën nga një ortek bore në Alpet austriake

Gjithashtu ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për dy persona të tjerë që besohet se kanë mbetur në dëborë.

11 Prill 2024, 15:22 Nga E. D
Dy persona kanë humbur jetën nga një ortek bore në Alpet
Foto ilustruese

AUSTRI- Dy persona kanë humbur jetën këtë të enjte nga një ortek pranë resortit austriak të skive Zelden. Gjithashtu ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për dy persona të tjerë që besohet se kanë mbetur në dëborë.

Shërbimi i shpëtimit malor njoftoi se trupi i një personi u gjet, ndërsa një tjetër u shpëtua i gjallë, por më vonë vdiq nga plagët e marra. Orteku ka ndodhur në një lartësi prej rreth 2500 metra mbi nivelin e detit dhe ekipet e shpëtimit kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit vetëm me helikopter.

Sondazh

Poll