Sport

Protesta në Londër… Chelsea ka blerë 100 shtëpitë, që i përkisnin ish-luftëtarëve!

Kompleksi rezidencial, i cili ndodhet afër ‘Stamford Bridge’, u ble nga klubi për rreth 93 milion € dhe do të përdoret për ‘Blutë’ për të zgjeruar zonën e stadiumit.

11 Prill 2024, 09:30 Nga DOSJA

Protesta në Londër… Chelsea ka blerë 100

ANGLI - Pavarësisht protestave të shumta në Londër, Chelsea këtë të mërkurë përfundoi procesin e blerjes së 100 shtëpive të ish-luftëtarëve dhe të vejave të luftës, një proces i gjatë që kishte filluar që në tetor të vitit të kaluar.

Sipas 'Daily Mail', blutë shpenzuan 80 milionë paund (rreth 93 milionë euro në konvertimin aktual) për të blerë njëqind apartamentet e vendosura në një kompleks rezidencial pranë ‘Stamford Bridge’, një zonë që më vonë do të përdoret për rinovimin e stadiumit të ‘Chelsea’, një projekt që vlerësohet rreth 2.3 miliardë euro.

I njëjti burim kujton shkallën e lartë të pakënaqësisë së shprehur nga banorët e deritanishëm, sapo klubi filloi procesin e blerjes së bllokut të sipërpërmendur të apartamenteve, me supozimin se këta ish-luftëtarë po “hideshin në një shtëpi pleqsh dhe po liheshin të kalben”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll