Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, automjeti përplas këmbësorin

Si pasojë i moshuari është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

11 Prill 2024, 12:18 Nga S.B
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, automjeti përplas
foto ilustruese

FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11 të paradites në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”. Mësohet se një 32-vjeçar ka përplasur një të moshuar i cili ishte këmbësor. Si pasojë i moshuari është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti me drejtues shtetasin B. M., 32 vjeç, ka përplasur shtetasin F. L., rreth 71 vjeç, këmbësor.  

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

fier aksident

Sondazh

Poll