Aktualitet

Tubimi para bashkisë/ Protestuesit hedhin mollë dhe tymuese drejt godinës, këshilltarët nuk lejohen të hyjnë brenda

Një nga anëtaret e Këshillit Bashkiak, Edona Zhulali shpjegoi arsyet e protestimit dhe se çfarë kërkojnë ata sot. Ajo tha se Veliaj e ka detyrë ligjore të japë llogari para Këshillit Bashkiak dhe e dyta të bëjë raportim financiar të hollësishëm se çfarë ka bërë me paratë e bashkisë Tiranë që janë miratuar nga Këshilli Bashkiak.

11 Prill 2024, 11:29 Nga r.ll
Tubimi para bashkisë/ Protestuesit hedhin mollë dhe tymuese drejt
pamje nga protesta

TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po mbahet protesta ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Qytetarët kanë hedhur mollë dhe tymuese në drejtim të godinës, ndërsa asnjë nga këshilltarët nuk është lejuar të hyjë.

Një nga anëtaret e Këshillit Bashkiak, Ilda Zhulali shpjegoi arsyet e protestimit dhe se çfarë kërkojnë ata sot. Ajo tha se Veliaj e ka detyrë ligjore të japë llogari para Këshillit Bashkiak dhe e dyta të bëjë raportim financiar të hollësishëm se çfarë ka bërë me paratë e bashkisë Tiranë që janë miratuar nga Këshilli Bashkiak.

“Z. Vocaj (i Policisë) na thotë se dikush nga brenda dhe refuzon të thotë kush, nuk na lejon, ne, këshilltarët bashkiakë, që të futemi brenda po keni leje që të futeni kur të mbarojë protesta. Pra, Policia e Shtetit është në shërbim të një banditi si Erion Veliaj. Në vend që të hapë dyert për këshilltarët bashkiakë, që kanë marrë votat nga qytetarët shqiptarë për të kërkuar llogari deri më një, Policia e Shtetit vihet në shërbim të korrupsionit dhe të krimit. Ky është shteti shqiptar sot. Ne edhe njëherë kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Z. Veliaj e ka detyrë ligjore të japë llogari para Këshillit Bashkiak dhe e dyta të bëjë raportim financiar të hollësishëm se çfarë ka bërë me paratë e bashkisë Tiranë që janë miratuar nga Këshilli Bashkiak. E treta kemi kërkuar një auditim të jashtëm, me auditues profesionistë që të shikohet mënyra se si janë shpenzuar paratë e taksapaguesve të Tiranës për gjatë gjithë kohës që ka qeverisur Erion Veliaj," theksoi Zhulali.  

 

proteste 11 prill 2024 ilda zhulali

Sondazh

Poll