Aktualitet

Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 50-vjeçari në Fier/ Procedohen penalisht dy të tjerë për vepra penale të ndryshme

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale aksidentimi i lehtë i një këmbësori nga një automjet dhe ndërtimi pa leje në banesë.

11 Prill 2024, 12:12 Nga S.B
Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 50-vjeçari në
foto ilustruese

ELBASAN- Arrestohen në flagrancë dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë për vepra penale të ndryshme në Elbasan. Mësohet se një 50-vjeçar me inicialet L.K ka ngacmuar seksualisht një të mitur, ndërkohë një 66-vjeçar është arrestuar po ashtu në flagrancë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale aksidentimi i lehtë i një këmbësori nga një automjet dhe ndërtimi pa leje në banesë. Me rastet do të merret Prokuroria e Elbasanit.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 17 vjeçe.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 66 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. P., 23 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në Cërrik, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar lehtë shtetasin L. A., 61 vjeç, këmbësor.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 34 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka kryer punime ndërtimi, në banesë, pa lejen përkatëse. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan

Sondazh

Poll