Aktualitet

VIDEO/ U kap brenda stanit me drogë në Kashnjet, dalin pamjet nga arrestimi i vëllait të deputetit të PS-së në Lezhë

Në lidhje me arrestimin e tij ka reaguar edhe policia e cila ka dhënë detaje nga arrestimi i Ndrecës. Gjithashtu janë publikaur edhe pamje nga arrestimi i tij. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se gjatë operacionit anti-drogë në Kashnjet u zbulua një stan i cili ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike.

11 Prill 2024, 11:12 Nga N.F
 
VIDEO/ U kap brenda stanit me drogë në Kashnjet, dalin pamjet nga
Eduard Ndreca

LEZHË- Ditën e sotme është vënë në pranga nga policia e Lezhës vëllai i deputetit të PS-së, Armando Ndreca. 32-vjeçari Armando Ndreca i cili është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca u arrestua në fshatin Kashnjet pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike. Në lidhje me arrestimin e tij ka reaguar edhe policia e cila ka dhënë detaje nga arrestimi i Ndrecës.

Gjithashtu janë publikuar edhe pamje nga arrestimi i tij. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se gjatë operacionit anti-drogë në Kashnjet u zbulua një stan i cili ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike. Përveç arrestimit të 32-vjeçarit bëhet me dije se janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë e tij 27-vjeçari Armel Nikdukaj dhe 28-vjeçari Elvis Shpellzai. Më tej në njoftim thuhet se në stanin e përshtatur për kultivimin e drogës ishin instaluar llamba të cilat ishin me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu është raportuar se janë sekuestruar 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Kontrolle janë kryer edhe në banesën e të arrestuarve ku janë gjetur 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

eduard ndreca armando ndreca arrestim droge

Sondazh

Poll