Aktualitet

Laboratori i drogës në Fier/ Jepet pretenca, SPAK kërkon 93 vite burg për 10 të akuzuarit

Organi i akuzës kërkoi dënimin me 93 vite burg per 10 personat e dyshuar si pjese e trafikut te kokaines.

11 Prill 2024, 10:36 Nga r.ll
Laboratori i drogës në Fier/ Jepet pretenca, SPAK kërkon 93 vite
spak

FIER- Prokuroria e Posaçme ka lexuar këtë të enjte pretencën për grupin e personave të arrestuar për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit. Organi i akuzës kërkoi dënimin me 93 vite burg per 10 personat e dyshuar si pjese e trafikut te kokaines. Ata akuzohen për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas SPAK, këta persona janë përgjegjës për trafikimin e 485 kg kokainë e fshehur në pleh kimik.

Klajdi Kodra (Vrioni) 12 vite

Bledar Matoshi 8.4 vite

Denison Çervanaku 8 vite

Nikolin Gjolena 12 vite

Redion Meshi 10 vite

Zenel Çervanaku 10 vite

Enxhi Ferhati 8 vite

Julian Malaj 2 vite për moskallëzim krimi

Marildo Rona 8 vite

Si u zbulua laboratori?

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Të arrestuarit janë: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu./ Dosja.al

spak

Sondazh

Poll