Aktualitet

Ishin bllokuar prej disa orësh te "Syri i Ciklopit", shpëtohen pas 5 orësh kërkim dy turistet gjermane në Tiranë

Sipas njoftimit të policisë dy tursitet gjermane për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, ishin bllokuar dhe kishin kërkuar ndihmë.

11 Prill 2024, 10:24 Nga N.F
Ishin bllokuar prej disa orësh te "Syri i Ciklopit",
Shpëtimi i turistëve

TIRANË- Dy turistë janë shpëtuar nga policia pasi ishin bllokuar prej disa orësh në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit” në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë dy tursitet gjermane për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, ishin bllokuar dhe kishin kërkuar ndihmë.

Mënjëherë është organizuar puna për gjetjen e tyre dhe operacioni i kërkim-shpëtimit gjatë mbrëmjes së djeshme bëri të mundur gjë pas mesnatës të gjente turistet. Mësohet se gjendja e 28-vjeçares dhe 31-vjeçares është e mirë.

Njoftimi i plotë:

Krrabë, Tiranë/ Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 2 turiste gjermane që kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës. Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se 2 turiste gjermane kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 2 turisteve gjermane, 28 vjeçe dhe 31 vjeçe, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë. Gjithashtu, fton ata dhe qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

tirane krrabe shpetim turiste

Sondazh

Poll