Aktualitet

"Skena në sy të prindërve"/ Sherri me fqinjët për një vajzë, detaje nga plagosja e 17-vjeçarit në Shkodër

Mësohet se Gjergji ka marrë vetëm një plumb ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

11 Prill 2024, 10:08 Nga M.B
"Skena në sy të prindërve"/ Sherri me fqinjët
Shkodër

SHKODËR- Të tjeradetaje kanë dalë nga plagosja e 17-vjeçarit Amarildo Gjergji, ngjarje e ndodhur në njësinë Bërdicë të Shkodrës mbrëmjen e kaluar. Mësohet se Gjergji ka marrë vetëm një plumb ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17-vjeçarit i cili u plagos nga Gent Dushku që vijon të jetë në kërkim nga policisë së Shkodrës. Konflikti ka filluar mes familjes Luka dhe Gjergji që janë komshinj me njëri-tjetrin.

Mësohet se palët kanë patur një sherr edhe më përpara lidhur me ngacmimin e një vajze. Gent Dushku, dhëndri i familjes Luka ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë. Aty ka nisur një debat me babain e të plagosurit. Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17-vjeçar duke e lënë të plagosur i cili po ashtu ndodhej jashtë së bashku me babain e tij. Në momentin e plagosjes në rrugë ndodhej edhe nëna e të plagosur.

Policia ka sekuestruar kaçavidën dhe gëzhojën me të cilën qëlloi Gent Dushku, po ashtu është duke zhvilluar kontrolle për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, i cili vijon që të jetë në kërkim nga uniformat blu.

plagosja ne shkoder

Sondazh

Poll