Bota

Përmbytjet në Rusi, situata e përkeqësur, vijon evakuimi i banorëve nërpër qyteza 

Përmbytja, e nxitur nga dëbora e shkrirë 'pushtoi' shumë vendbanime në malet Ural të Rusisë, Siberi, Vollgë dhe zona të Kazakistanit pasi lumenjtë kryesorë si Urali, i cili derdhet në Kaspik, u ngrit më shumë se 70 cm.

11 Prill 2024, 08:18 Nga M.B
Përmbytjet në Rusi, situata e përkeqësur, vijon evakuimi i
Foto ilusruese

RUSIA- Përmbytjet përfshinë qytete dhe qyteza anembanë Rusisë dhe Kazakistanit të mërkurën pasi lumi i tretë më i gjatë në Evropë doli nga shtrati duke detyruar rreth 110,000 njerëz të evakuohen dhe duke përmbytur pjesë të qytetit rus të Orenburgut. Përmbytja, e nxitur nga dëbora e shkrirë 'pushtoi' shumë vendbanime në malet Ural të Rusisë, Siberi, Vollgë dhe zona të Kazakistanit pasi lumenjtë kryesorë si Urali, i cili derdhet në Kaspik, u ngrit më shumë se 70 cm.

Në Orenburg, një qytet me një popullsi prej 550,000 rreth 1,200 km (750 milje) në lindje të Moskës, qindra shtëpi u përmbytën dhe të paktën 7,700 njerëz u evakuuan pasi lumi Ural doli me shpejtësi nga shtrati. Zona të tëra të qytetit ishin nën ujë. Banorët në Orenburg qarkullonn me anë të mjeteve lundruese përgjatë rrugëve.
Agjencitë ruse të lajmeve cituan Ministrinë e Emergjencave të tha se 35 ton ndihma, ushqime dhe nevoja të tjera.

Në Kurgan, një rajon që përshkon lumin Tobol, 4,500 njerëz u evakuuan. Guvernatori i rajonit Kurgan, Vadim Shumkov, në një deklaratë të mërkurën vonë të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, tha se qyteti kërcënohej nga rrjedhat e ujit të shkaktuara nga derdhja e rezervuarëve në sistemin lumor. Ai tha se nivelet e ujit në qytet qëndronin në 3.75 metra, por mund të rritej.

permbytje ne rusi

Sondazh

Poll