Bota

Ish-shefi financiar i Organizatës Trump, Allen Weiselberg dënohet me burg për dëshmi të rreme

Gjyqtarja Lori Peterson shpalli dënimin në një seancë të shkurtër në Gjykatën Penale të Manhatanit. Ai e kishte shpallur atë dënim më 4 mars, kur Weiselberg u deklarua fajtor. Pas përfundimit të procesit, zyrtarët e gjykatës e çuan Weiselberg nga salla e gjyqit me pranga.

10 Prill 2024, 17:52 Nga N.F
Ish-shefi financiar i Organizatës Trump, Allen Weiselberg dënohet
Allen Weiselberg

SHBA- Ish-shefi financiar i Organizatës Trump, Allen Weiselberg u dënua me pesë muaj burg pasi u deklarua fajtor muajin e kaluar për dëshmi të rreme për gënjeshtra ndaj prokurorëve dhe një gjyqtari për financat e Donald Trump.

Gjyqtarja Lori Peterson shpalli dënimin në një seancë të shkurtër në Gjykatën Penale të Manhatanit. Ai e kishte shpallur atë dënim më 4 mars, kur Weiselberg u deklarua fajtor. Pas përfundimit të procesit, zyrtarët e gjykatës e çuan Weiselberg nga salla e gjyqit me pranga.


Ky është dënimi i dytë që i vendoset bashkëpunëtorit prej shumë kohësh të ish-presidentit amerikan . Në vitin 2023, Weiselberg, shërbeu rreth tre muaj në burgun Rikers të Nju Jorkut pasi pranoi se kishte marrë pjesë në një skemë 15-vjeçare të mashtrimit tatimor në Organizatën Trump. Akuzat për dëshmi të rreme erdhën pasi ai dëshmoi në një gjyq civil kundër Trump, vetë Weiselberg dhe drejtues të tjerë në kompaninë e pasurive të paluajtshme të ish-presidentit për falsifikim të vlerave të pronës për të mashtruar huadhënësit dhe siguruesit.

Weiselberg dëshmoi më 10 tetor se ai nuk kishte asnjë përfshirje në keqvlerësimin e rezidencës luksoze të Trump në Manhattan. Pasqyrat financiare vjetore të vitit 2015 dhe 2016 e renditën vlerën e kësaj mazonete në 327 milionë dollarë, bazuar në madhësinë e deklaruar prej mbi 2,800 metra katrorë. Sidoqoftë, madhësia ishte tre herë më e madhe se madhësia aktuale.


Zyra e Prokurorit të SHBA-së Alvin Bragg, e cila ndoqi penalisht Wasselberg, argumentoi se emailet e ish-CFO-së tregonin se ai në fakt po i kushtonte vëmendje atij apartamenti. Weiselberg gjithashtu pranoi se ai gënjeu për rolin e tij në përgatitjen e pasqyrave financiare të Trump në dy depozitime të mëparshme tek prokurorët. Hetimi i Prokurores së Përgjithshme Leticia James përfundimisht çoi në gjobën e Trumpit me 454 milionë dollarë, të cilën ai e ka apeluar. Weiselberg u gjobit gjithashtu 1.1 milion dollarë.



allen weiselberg trump shba

Sondazh

Poll