Bota

Të shtëna me armë gjatë festimit të Bajramit në Filadelfia, plagosen 2 persona, arrestohet 4 të dyshuar

Sipas raportimeve të paktën dy persona u qëlluan dhe u plagosën. Autori gjithashtu ka qëlluar edhe ndaj oficerëve të policisë, të cilët ia kanë kthyer zjarrin.

11 Prill 2024, 07:57 Nga N.F
Të shtëna me armë gjatë festimit të Bajramit në
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA-  Mijëra myslimanë ishin mbledhur ditën e djeshmë për të festuar Bajramin në Filadelfia ndërsa kjo festë për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Mësohet se gjatë festimeve një person i armatosur është futur mes turmës dhe ka nisur të qëllojë.

Sipas raportimeve të paktën dy persona u qëlluan dhe u plagosën. Autori gjithashtu ka qëlluar edhe ndaj oficerëve të policisë, të cilët ia kanë kthyer zjarrin.

Ende nuk dihet gjendja e të plagosurit ndërsa në lidhje me sulmin janë arrestuar 4 persona. Një këmbësor që vraponte për t'u larguar nga vendi i ngjarjes është plagosur pasi është përplasur nga një makinë, por nuk dihet menjëherë gjendja e tij.

shba filadelfia te shtena bajram

Sondazh

Poll