Bota

"U martirizuan për çlirimin e Jerusalemit dhe xhamisë Al-Aqsa"/ Vrasja e 3 djemve dhe nipërve, lideri i Hamasit: Kjo nuk do të ndryshojë kërkesat tona

Udhëheqësi  Ismail Haniyeh ka akuzuar Izraelin për vrasjen e tre fëmijëve dhe tre nipërve të tij.

11 Prill 2024, 07:31 Nga M.B
"U martirizuan për çlirimin e Jerusalemit dhe xhamisë
Ismail Haniyeh

LINDJE E MESME- Lideri i Hamasit thotë se vrasja e djemve dhe nipave të tij nuk do të ndryshojë kërkesat e bisedimeve për armëpushim me Izraelin. Udhëheqësi Ismail Haniyeh ka akuzuar Izraelin për vrasjen e tre fëmijëve dhe tre nipërve të tij. Ai tha për Al Jazeera se djemtë e tij u martirizuan në rrugën e çlirimit të Jerusalemit dhe xhamisë Al-Aqsa.

“Armiku kriminal drejtohet nga fryma e hakmarrjes dhe vrasjes ndërsa nuk vlerëson asnjë standard apo ligj”, tha Haniyeh, i cili jeton në mërgim, në Katar.

Ai tha se vrasjet nuk do të bëjnë presion ndaj Hamasit për të zbutur pozicionin negociues.

“Armiku beson se duke vënë në shënjestër familjet e liderëve, do t’i shtyjë të heqin dorë nga kërkesat e popullit tonë”, tha ai.

Kushdo që beson se shënjestrimi i djemve të mi do ta shtyjë Hamasin të ndryshojë pozicionin e tij është deluzion.

hamas

Sondazh

Poll