Bota

Udhëheqësja e rajonit seperatis të Moldavisë kthehet nga vizita e dytë në Rusi: Kremlini do të na mbështesë gjithmonë

Ndër zotimet që ajo njoftoi ishte një marrëveshje që Moska t'u sigurojë banorëve të Gagauzisë kartat ruse të pagesës që u mundëson atyre të marrin para.

11 Prill 2024, 08:09 Nga M.B

 

Udhëheqësja e rajonit seperatis të Moldavisë kthehet nga
Udhëheqësja e rajonit të Gagauzisë të Moldavisë, Yevgenia Gutsul (Eugenia Gutul)

MOLDAVIA- Udhëheqësja e rajonit të pakicës së Moldavisë Gagauzia, në kundërshtim me autoritetet qendrore të ish-shtetit sovjetik për simpatitë e saj pro Moskës, u kthye të mërkurën nga udhëtimi i saj i dytë në Rusi brenda një muaj me premtime për ndihmë nga Kremlin.

“Gjëja kryesore është që jam kthyer me lajme të mira. Miqtë dhe partnerët tanë në Federatën Ruse do të na mbështesin gjithmonë", u tha Eugenia Gutul, e zgjedhur kryetare e rajonit vitin e kaluar, para dhjetëra mbështetësve jashtë aeroportit. 

Ndër zotimet që ajo njoftoi ishte një marrëveshje që Moska t'u sigurojë banorëve të Gagauzisë kartat ruse të pagesës që u mundëson atyre të marrin para nga "partnerë" të paidentifikuar. Zyrtarët moldavë i hodhën poshtë deklaratat e Gutul si premtime të pakuptimta. Ministri i Financave Petru Rotaru tha se kartat nuk funksionojnë në Moldavi.

Gutul, e cila u takua me liderin e Kremlinit Vladimir Putin gjatë të paktën një prej vizitave në Rusi, pretendon se administrata pro-evropiane e Moldavisë Maia Sandu në Kishinau e keqtrajton Gagauzinë. Më parë, qarkulluan thashetheme se Gutul do të arrestohej pas kthimit të saj nga Rusia, por ajo hyri në Moldavi pa incidente.

moldavia

Sondazh

Poll