Aktualitet

"Shqiptarit i ka ardhur në majë të hundës me gënjeshtra!", zbulohet se si bosi britanik kërcënonte borxhlinjtë e tij

52-vjeçari, Asim Tufail rrezikon një dënim të gjatë në burg për rolin e tij në trafikun e drogës e armëve. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në operacionet ndërkombëtare të pastrimit të parave dhe ka pranuar se merrej me personat kyçë në Manchester dhe Liverpool.

9 Prill 2024, 22:45 Nga N.F
"Shqiptarit i ka ardhur në majë të hundës me
Asim Tufail

ANGLI- Një tjetër rast i padëgjuar më parë është regjitruar në Angli ku imazhi i shqiptarëvë për të trembur të tjerët është përdorur nga një 52-vjeçar në Angli. Mësohet se për të marrë mijëra paundë një bos i krimit në Britani kërcënonte borxhlinjtë se për të zgjidhur hallin mund të fuste në lojë edhe “shqiptarin”.

52-vjeçari, Asim Tufail rrezikon një dënim të gjatë në burg për rolin e tij në trafikun e drogës e armëve. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në operacionet ndërkombëtare të pastrimit të parave dhe ka pranuar se merrej me personat kyçë në Manchester dhe Liverpool.

Hetuesit thonë se, ndër të tjera, ai vepronte në emër të kriminelëve të tjerë për të marrë borxhet. Në seancën e mbajtur në gjykatën e Manchester u mësua sesi 52-vjeçari u thoshte borxhlinjve se kriminelëve për të cilët vepronte, ‘u kishte ardhur në majë të hundës nga lojërat e gënjeshtrat’, pasi borxhi prej 600 mijë paundësh nuk ishte shlyer. Ai më pas u kërkoi aktet e pronësisë së një prone, në vend të pagesës.

Asim Tufail u dënua me 23 vjet burg. Gjykatësi tha se ai po kryente krim 'në një nivel shumë të lartë me të vërtetë'. Djali i Tufail, tani 23 vjeç, do të dënohet në një datë të mëvonshme. Dyshja jetonin në Kenmore Road në Northenden. Asimi nga pamja e jashtme dukej të ishte një 'biznesmen fitimprurës' i cili i pëlqente 'grupet e pasurisë', por burimi i vërtetë i pasurisë së tij u zbulua nga hakerimi i rrjetit të komunikimit EncroChat nga forcat e rendit.

 

shqiptar borxh angli arrestim

Sondazh

Poll