Aktualitet

Zbulohet fabrika me drogë në Itali, vihet në pranga shqiptari, telashe edhe për qiramarrësin e pronës

Gjatë operacionit u sekuestruan 729 bimë kanabis dhe 53.3 kg të njëjtës lëndë narkotike të paketuara tashmë dhe gati për shitje. Kjo është rezultat i një hetimi të shpejtë nga policia financiare italiane.

9 Prill 2024, 21:47 Nga N.F
Zbulohet fabrika me drogë në Itali, vihet në pranga shqiptari,
Drogë

ITALI- Autoritet italiane kanë zbuluar një fabrikë droge në një magazinë në Sesto Fiorentino në Firence. Në lidhje me këtë operacoion është vënë në pranga një shqiptar dhe është kallëzuar qiramarrësi i pronës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 729 bimë kanabis dhe 53.3 kg të njëjtës lëndë narkotike të paketuara tashmë dhe gati për shitje. Kjo është rezultat i një hetimi të shpejtë nga policia financiare italiane.

Era e fortë e drogës që vinte nga hangari e ngriti dyshimet dhe solli operacionin e policisë. Më pas hetuesit zbuluan se në kasolle kishte një fabrikë prodhimi droge të përbërë nga makineri të shumta që përdoreshin për kultivimin, ujitjen, ndriçimin, lagështimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës.

U sekuestrua një plantacion i përbërë nga 729 bimë të rritura në vazo të vendosura në tre sera dhe 53.3 kg drogë. Shitja e lëndës narkotike do të sillte të ardhura prej 200 mijë eurosh për arkën e krimit.

itali arrestim droge shqiptar

Sondazh

Poll