9 Prill 2024, 21:03
Nga N.F
Aksidenti
PËRRENJAS- Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Përrenjas-Qafë Thanë ku mbetën të plagosur 6 persona. Sipas raportimeve e plagosur ka mbetur edhe një vajzë 23-vjeçare e cila është në gjendje kome dhe në rrezik për jetën.
Nga detajet e zbardhura deri më tani mësohet se familja prej gjashtë anëtarësh kishte ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës. Sapo ata janë ngritur për të shkuar drejt makinës së tyre në një moment një automjet ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi ta. 23-vjecarja është zënë poshtë nga dhe është në gjendje kome ndërsa vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën. Fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.
Babai i tyre Artan Pishkashi ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare dhe ka mbetur i plagosur në këtë aksident të rëndë. Ketij aksidenti nuk i ka shpëtuar as gjyshja e cila është plagosur edhe ajo.
Mjetin që humbi kontrollin po e drejtonte 44-vjeçar nga Peshkopia Jetmir Daci. Ai po ndiqet në gjendje të lirë pas vendimit të prokurorit, thotë policia e Elbasanit ndërsa sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge. Drejtuesi që shkaktoi aksidentin e rëndë nga testet e kryera nga policia rezulton i dehur.
E moshuara ka dalë nga spitali i Traumës ku po merrte trajtimin mjekësor pas aksidentit të rëndë. Ajo tregoi për Top Channel sesi makina tip “Golf” e drejtuar nga Daci përplasi atë së bashku me familjarët e saj.
“Këmbën e kam në allçi, brinjët dhe duart më janë dëmtuar. Kishte një ditëlindje çupa e vogël. Shkuam atje ne, sa u takuam ndodhi ajo që ndodhi, nuk mbaj mend më gjë prej aty. Erdhi i pirë ai, këta thonë kështu, po ku e pashë unë, se makina më kishte zënë sipër edhe mua edhe vajzën,” u shpreh e moshuara.
Edhe familjari i të aksidentuarve rrëfeu se si një makinë me shpejtësi të lartë mori para katër të afërmit.
“U ula të pija një kafe sa të vinte dhëndri. Më tha do pres gjyshen dhe do ikim te motrat. Sa hipi në makinë, vjen një Golf me shpejtësi, direkt makina u spostua dhe i mori para të katërt këta. Katastrofë çfarë të shikoje, njëri përmbi tjetrin. Si ato që bëjnë kamikazët. Nuk ka mundësi të ketë qenë defekt i makinës, ka qenë i pirë. Ka pasur aq shpejtësi, mbi 200 km në orë. U mblodhën shumë njerëz, erdhi ambulanca. Vajza e madhe është operuar në Tiranë, e vogla ka këmbën në allçi. Turp i Zotit që në Librazhd nuk kishte as një fasho,” u shpreh familjari.
perrenjas aksident spital
Aktualitet
9 Prill 2024, 21:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Hyjnë në fuqi rregullat e reja për prodhimin, tregtimin dhe ambalazhimin e produkteve plehëruese. Në mb&eu...
Aktualitet
9 Prill 2024, 20:50
M.B
Foto ilustruese
BYLIS- Parku Arkeologjik i Bylisit do të kalojë në menaxhimin e një fondacioni, njëlloj si modeli i zbatuar në...
Aktualitet
9 Prill 2024, 20:23
N.F
Rezarta Koçi
TIRANË- Noterja Rezarta Koçi është dënuar ditën e sotme me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit. Nga ulja ...
Aktualitet
9 Prill 2024, 20:09
M.B
Foto ilustruese
GREQI- Një grup kriminal i cili kryente vjedhje automjetesh në zona të ndryshme të Athinës është sh...
Aktualitet
9 Prill 2024, 20:09
M.B
Ervin Muça
TIRANA- Eksportoi bazën e të dhënave të TIMS, Prokuroria vë zyrtarisht nën akuzë drejtorin e IT n...
Aktualitet
9 Prill 2024, 20:09
I.A
Arben Shehu
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 72.3 miliardë lekësh për shkak t&eum...
Aktualitet
9 Prill 2024, 20:00
I.A
Pjatat me kokaine
ITALI- Një grup kriminal që trafikonte kokainë drejt Italisë është goditur nga policia gjatë n...
Aktualitet
9 Prill 2024, 20:00
I.A
Natasha Rombula
BERAT- Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të...
Aktualitet
9 Prill 2024, 19:59
M.B
Laert Haxhiu
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhinë, i akuzuar s...
Aktualitet
9 Prill 2024, 19:55
I.A
Princ Dobroshi
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin për ekstradimin e Princ Dobroshit në Gje...