Aktualitet

Shfrytëzonte nipin për klikime, Natasha e Tik Tok-ut rikthehet sërish në Gjykatën e Beratit për rivlerësim mase

Avokatët e saj kërkuan pranë Gjykatës së shkallës së parë të Jurisduksionit Berat rivlerësim të masës, masë që u krye ditën e sotme.

9 Prill 2024, 20:00 Nga I.A
Shfrytëzonte nipin për klikime, Natasha e Tik Tok-ut rikthehet
Natasha Rombula

BERAT- Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Beratit, për 67-vjeçaren Natasha Rombula. Avokatët e saj kërkuan pranë Gjykatës së shkallës së parë të Jurisduksionit Berat rivlerësim të masës, masë që u krye ditën e sotme.

Pretendimi i avokatëve në lidhje me rivlerësimin e masës për Natashën e Tik-Tok-ut kishte të bënte me moshën e saj dhe faktin se vetë ajo ka deklaruar se duhet të kujdeset për motrën e sëmurë. Gjyqtarja Ardiola Çela ka lënë sërish në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e saj dhe duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

natasha rombula ardiola Çela

Sondazh

Poll