Aktualitet

Goditet organizata kriminale/ 13 të arrestuar në Itali, Gjermani dhe Shqipëri, 3 prej tyre në Vlorë

Operacioni u zhvillua me qëllim goditjen e një organizatë kriminalë, ku në pranga gjithsej përfunduan 13 persona. Në Vlorë u vunë në pranga shtetasit Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho.

9 Prill 2024, 19:43 Nga M.B
Goditet organizata kriminale/ 13 të arrestuar në Itali, Gjermani dhe
Foto ilustruese

VLORA- Tre persona janë arrestuar në Vlorë, në kuadër të një operacioni policor ndërkombëtar i zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani.

Operacioni u zhvillua me qëllim goditjen e një organizatë kriminalë, ku në pranga gjithsej përfunduan 13 persona. Në Vlorë u vunë në pranga shtetasit Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho.

Njoftmi:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Sammogia”.

Operacioni, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani. Finalizimi i tij, rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Departamentit të Policisë Kriminale/Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Zyrës së Interforcës Italiane në Shqipëri.

Pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali, për trafikim narkotikësh, lokalizohen në Vlorë, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia”, në total, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u arrestuan 13 shtetas. Si rezultat i partneritetit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese italiane, të konkretizuar me shkëmbim intensiv informacionesh dhe operacione të njëpasnjëshme të përbashkëta, me objektiv kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, Departamenti i Policisë Kriminale/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, finalizuan operacionin ndërkombëtar të koduar “Sammogia”.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar paralelisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u lokalizuan në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit L. K., 52 vjeç, F. M., 38 vjeç dhe L. M., 33 vjeç. Për të tre këta shtetas, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

organizata kriminale

Sondazh

Poll