Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, Apeli lë në fuqi lejimin e ekstradimit të Princ Dobroshit drejt Gjermanisë

Çështja në apel u shqyrtua pas ankimit të bërë nga Dobroshi, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, refuzimin e ekstradimit nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

9 Prill 2024, 19:55 Nga I.A
Në kërkim për trafik droge, Apeli lë në fuqi lejimin e
Princ Dobroshi

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin për ekstradimin e Princ Dobroshit në Gjermani. Çështja në apel u shqyrtua pas ankimit të bërë nga Dobroshi, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, refuzimin e ekstradimit nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Disa ditë më parë, SPAK ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut, të cilët janë nën hetim pasuror, si dhe të personave të lidhur me ta. Dy personat nën hetim, akuzohen nga autoritetet gjermane për trafik droge në kuadër të grupit të organizuar kriminal.

princ dobroshi

Sondazh

Poll