Aktualitet

Sherr mes 13 të rinjve në Vlorë, plagosen dy adoleshentët, shoqërohen në polici 5 persona

Sipas raportimeve sherri ka ndodhur mes 12-13 personave në një berberhane pranë qendrës së qytetit.

9 Prill 2024, 19:42 Nga N.F
Sherr mes 13 të rinjve në Vlorë, plagosen dy adoleshentët,
Foto ilustruese

VLORË- Një sherr masiv është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se nga ky sherr kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas raportimeve sherri ka ndodhur mes 12-13 personave në një berberhane pranë qendrës së qytetit.

Si pasojë e sherrit janë plagosur dy adoleshentë të moshave 17 dhe 15 vjeç. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 5 persona.

vlore sherr plagosje

Sondazh

Poll