Aktualitet

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton besimtarët: Namazi i Fiter Bajramit do falet në Sheshin 'Skënderbej'

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin "Skënderbej", më datë 10 Prill 2024, ora 06:55.

9 Prill 2024, 19:56 Nga M.B
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton besimtarët: Namazi i
Foto ilustruese

TIRANA- Namazi i Fiter Bajramit do të falet në sheshin ''Skënderbej'' me datë 10 prill në orën 06:55. Kjo është bërë me dije nga një njoftim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të gjithë besimtarët.

NJOFTIMI I KMSH:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin "Skënderbej", më datë 10 Prill 2024, ora 06:55.

Programi i plotë i Fitër Bajramit:

06:25 – Hapja e programit
06:30 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
06:35 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:45 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli
06:55 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
07:00 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja

kmsh

Sondazh

Poll