Bota

Anëtarësimi në OKB, Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë kërkesën e Palestinës

Bëhet e ditur se Këshilli fillimisht do të mbajë konsultime të mbyllura, përpara një takimi publik ku do të diskutohet aplikimi zyrtar i Palestinës.

8 Prill 2024, 14:12 Nga M.B

 

Anëtarësimi në OKB, Këshilli i Sigurimit do të
Këshilli i Sigurimit

 

NEW YORK- Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Autoritetit Palestinez (AP) për anëtarësim shtetëror në Kombet e Bashkuara. Bëhet e ditur se Këshilli fillimisht do të mbajë konsultime të mbyllura, përpara një takimi publik ku do të diskutohet aplikimi zyrtar i Palestinës. Në vitin 2011 AP nuk arriti të fitonte njohjen e OKB-së që të bëhej pjesë e organizatës si një shtet i pavarur, shkruan skynews. Një vit më pas, u vendos që Palestina do të mbante statusin e “shtetit vëzhgues jo anëtar”, të ngjashëm me Vatikanin.

Por, përpara se çdo shtet të mund të anëtarësohet në OKB, Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme duket të votojnë. Prandaj ka gjasa që aplikimit të Palestinës të mund t’i vendoset veto nga secili prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit, ku përfshihen Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja. Këto veprime vijnë ndërsa në Kajro po zhvillohen bisedime për ndërmjetësimin e një armëpushimi dhe sigurimin e lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, me sa duket ekipet negociuese kanë avancuar dhe një marrëveshje mund të realizohet së shpejti.

okb

Sondazh

Poll