8 Prill 2024, 12:22
Nga N.F
Gerald Knaus
KOSOVË- Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet në një reagim të bërë së funsmi në platformën "X" është shprehur se kriza në Kosovë që e nxiti dhunën në veri do të vazhdojë. Ai më tej shtoi se nëse Gjermania, Franca, BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja.
Ky reagim i Knaus erdhi pas deklaratës së djeshme nga Lista Serbe, e cila doli kundër votimit të 21 prillit për largimin e mundshëm të kryetarëve shqiptarë nga udhëheqja e katër komunave veriore.
“Duket si një krizë e cila filloi kur kryetarët e komunave nga lista serbe në veri të Kosovës dhanë dorëheqje në fund të vitit 2022, pikërisht në momentin kur Gjermania dhe Franca shtynë për pranimin e propozimit të tyre të normalizimit në Beograd për ‘njohjen de facto’, e cila u thellua kur lista serbe bojkotoi zgjedhjet e reja në vitin 2023, duke synuar krijimin e një vakumi ligjor në veri të Kosovës pa autoritete lokale ligjore fare, që nxiti dhunën më të keqe në një kohë të gjatë… do të vazhdojë. E cila nuk mund ta befasojë askënd”, shkroi Knaus.
Ai shkroi se strategjia aktuale e BE-së dhe SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka dështuar.
“Strategjia aktuale e dialogut të BE-së për Serbinë-Kosovën ka dështuar. Beogradi që në fillim ka hedhur poshtë hapur çdo strategji njohjeje ‘de facto’. Beogradi e përsëriti këtë, përsëri dhe përsëri: nuk ka marrëveshje. Nuk ka pasur kurrë. Strategjia e BE-së (dhe e SHBA-së) bazohet në analizën e gabuar: që procesi aktual i anëtarësimit në BE i jep BE-së ndikim në Serbi”, shkroi Knaus.
gerald knaus kosova serbia lista serbe
Bota
8 Prill 2024, 12:04
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Listë...
Bota
8 Prill 2024, 11:58
M.B
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, pamje nga seanca që trajton politikën e pushtimit të Izraelit në Rripin e Gazës, 19 shk...
Bota
8 Prill 2024, 11:56
N.F
Jesse Kipf
SHBA- Një baba ka falsifikuar vdekjen e tij për të shmangur pagesën e më shumë se 100,000 dollarëve për ...
Bota
8 Prill 2024, 11:45
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë deri n&e...
Bota
8 Prill 2024, 10:30
N.F
Macron dhe Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po shkon për një vizitë dyditore në...
Bota
8 Prill 2024, 10:49
M.B
Kjo fotografi e bërë më 5 prill 2024, tregon një fletëpalosje me informacionet për procesin e regjistrimit të popullsis&eum...
Bota
8 Prill 2024, 10:24
r.ll
SHBA- Ditën e sotme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pritet të zhvillohet seanca e thirrur nga presidenti i Serbisë Alek...
Bota
8 Prill 2024, 09:48
M.B
Ekipet e shpëtimit kërkojnë për banorët për t'u evakuuar teksa lëvizin në një zonë banimi të përmb...
Bota
8 Prill 2024, 09:36
N.F
Peter Stano
KOSOVË- Bashkimi Evropian planifikon që shumë shpejtë të organjzojë takimin e radhës midis kryenegociator&eu...
Bota
8 Prill 2024, 09:29
r.ll
eklipsi diellor
SHBA- Pjesa më e madhe e Amerikës Veriore dhe Qendrore do të shikojë sot spektaklin qiellor të eklipsit të d...