Bota

Zëdhënësi i KQZ-së: Anëtarët e Listës Serbe dhanë dorëheqjen nga komisionet komunale zgjedhore në veri

Më tej në reagim Elezi u shpreh se kanë pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe.

8 Prill 2024, 13:41 Nga N.F
Zëdhënësi i KQZ-së: Anëtarët e Listës Serbe
Foto ilustruese

KOSOVË- Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi ka konfirmuar ditën e sotme se anëtarët e KKZ-ve që dhanë dorëheqjen në katër komunat veriore janë përfaqësues të Listës Serbe. Më tej në reagim Elezi u shpreh se kanë pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe.

“Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi për Express.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek tha dje se kjo parti është kundër votimit të 21 prillit për largimin e mundshëm të kryetarëve shqiptarë nga udhëheqja me komunat veriore.

kosove kqz valmir elezi

Sondazh

Poll