Bota

Votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, SHBA: Na vjen keq që Lista Serbe po tërhiqet! Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve

Në reagim ambasada është shprehur se pjesëmarrja demokratike në votim bën që udhëheqësit të jenë përfaqësues të popullit të cilit i shërbejnë. Ambasada shtoi se SHBA dhe partnerët e saj do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër.

8 Prill 2024, 12:04 Nga N.F
Votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, SHBA: Na vjen keq
Foto ilustruese

KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Listës Serbe ku është shorehur se nuk e përkrahin votimin për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave veriore të Kosovës.

Në reagim ambasada është shprehur se pjesëmarrja demokratike në votim bën që udhëheqësit të jenë përfaqësues të popullit të cilit i shërbejnë. Ambasada shtoi se SHBA dhe partnerët e saj do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër.

“Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se ata do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore. Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, thuhet në përgjigje.

Më tej thuhet se qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar, duke theksuar se e mbështesin demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime.

“Siç kanë thënë vazhdimisht ambasadori Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, ne besojmë se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kenë aftësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të shkarkuar kryetarët në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, nëse ata vendosin ta bëjnë këtë”, tha ambasada.

Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se i vlerësojnë përpjekjet e bëra nga KQZ-ja për t’i lejuar të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në këtë proces demokratik.

“Mundësi pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e regjistruar në veri të Kosovës”, theksohet në përgjigje.

shba kosova serbia veri

Sondazh

Poll