Bota

VIDEO/ Shpëtoi mrekullisht për pak sekonda, kontejneri metalik bie nga lartësia në oborrin e banesës së vogëlushes

Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes në Wigan ndërsa shihet vajza duke ngarë biçikletën e saj kur një i rritur befas e nxit atë të vrapojë ndërsa ngarkesa fluturon sipër banesës së saj. Disa sekonda më vonë, kamioni që mbante vinçin rrëzohet dh kontejneri bie mbi makinën që ndodhej në oborr dhe pranë banesës së vogëlushes.

8 Prill 2024, 13:01 Nga N.F
VIDEO/ Shpëtoi mrekullisht për pak sekonda, kontejneri metalik bie nga
Pamje nga incidenti

ANGLI- Pamje tronditëse janë publikuar ku duket momenti se si një vajzë e vogël hpëton për fije të perit pa u shtypur nga një vinç. Në videon e ndarë nga mediat e huaja duket një një vajzë duke luajtur në një rrugë ndërsa një vinç në rrugë po lëviz një kontinier shumë të madh pranë oborrit të banesës së vogëlushes.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes në Wigan ndërsa shihet vajza duke ngarë biçikletën e saj kur një i rritur befas e nxit atë të vrapojë ndërsa ngarkesa fluturon sipër banesës së saj. Disa sekonda më vonë, kamioni që mbante vinçin rrëzohet dh kontejneri bie mbi makinën që ndodhej në oborr dhe pranë banesës së vogëlushes.

Ishte një arratisje e mrekullueshme pasi vajza nuk ka pasur raportime për lëndime, por vinçi u rrëzua në murin e dhomës së gjumit dhe mbeti i ngulitur në shtëpi.

Shkaku i rënies është i paqartë, megjithatë veriperëndimi ishte një nga zonat e prekura nga erërat e forta të stuhisë Kathleen në fundjavë. Greater Manchester Fire and Rescue tha se një ekuipazh nga Atherton kishte shkuar në vendngjarje dhe kishte izoluar gazin dhe energjinë elektrike të shtëpisë dhe kishte pastruar karburantin nga rruga.

angli kontejner vinc

Sondazh

Poll