Sport

City u stërvit pa Walker, Aké dhe Gvardiol…

Manchester City u stërvit këtë të hënë, për herë të fundit përpara se të udhëtonte për në Madrid, pa mbrojtësit Kyle Walker, Nathan Aké dhe Josko Gvardiol.

8 Prill 2024, 13:45 Nga DOSJA
City u stërvit pa Walker, Aké dhe Gvardiol…

ANGLI - Manchester City u stërvit këtë të hënë, për herë të fundit përpara se të udhëtonte për në Madrid, pa Kyle Walker, Nathan Aké dhe Josko Gvardiol.

Pep Guardiola, përveç një surprize në minutën e fundit, nuk do të mund të mbështetet në asnjë nga tre lojtarët për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Real Madridit.

Walker ka munguar në tre ndeshjet e fundit të Cityt, pasi pësoi një dëmtim gjatë pushimit ndërkombëtar, Aké u dëmtua kundër Arsenalit dhe nuk mundi të luante kundër Aston Villas dhe Crystal Palace, ndërsa Gvardiol u zëvendësua herët kundër Palace, si një masë paraprake dhe nuk mori pjesë në seancë e hapur për shtypin.

Nuk do të ishte hera e parë që Guardiola rezervon një futbollist gjatë pjesës së stërvitjes të hapur për publikun, rreth pesëmbëdhjetë minuta, me qëllim që të fshehë synimet e tij për ndeshjen.

Pjesa tjetër e Cityt, përfshirë Erling Haaland, Kevin de Bruyne dhe Rodrigo Hernández , të gjithë titullarë në fitoren kundër Palace të shtunën, ishin të pranishëm në stërvitje.

Guardiola do të flasë për shtypin në ‘Santiago Bernabéu’, skena e ndeshjes së nesërme, duke filluar nga ora 19:15.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Prill 2024, 13:38

Ai, rinovoi një mit në Gjermani...

GJERMANI - Drejtori aktual sportiv i kombëtares së meshkujve të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Rudi Völler, do të...