Sport

Pochettino i mërzitur, por kritik: “Ky grup ndoshta nuk është ende mjaft i pjekur”...

Pavarësisht se kishte udhëhequr dy herë, Chelsea duhej të kënaqej me një barazim në fushën e Sheffield të dielën (2-2). Në një konferencë për shtyp, Mauricio Pochettino pranoi se Blutë nuk ishin ende gati për të luajtur ndeshje çdo tre ditë.

8 Prill 2024, 12:00 Nga DOSJA

Pochettino i mërzitur, por kritik: “Ky grup ndoshta nuk

ANGLI - Pas ndeshjes ndaj Sheffield, trajneri i ‘bluve’ të Londrës, Mauricio Pochettino, nuk mundi ta fshihte keqardhjen për rezultatin: 

“Është shumë zhgënjyese, pranuam gol në pjesën e parë, pasi kishim shënuar. Më pas, e pranuam një tjetër gol në minutat e fundit (90’+3), jemi shumë të zhgënjyer dhe të frustruar sepse duhet të siguroheshim të fitonim në atë moment. Por ne e pranuam këtë gol dhe në fund ishte barazim.

Dua të them që barazimi është i drejtë nëse analizojmë ndeshjen. Edhe pse e kontrollonim lojën dhe kishim topin, nuk krijuam gjëra të mjaftueshme. Nuk treguam aftësinë tonë për të qenë të fortë dhe të mos pranojmë gola.

Kur shikon futboll në moshën 52-vjeçare, e sheh shumë shpejt nëse skuadra është apo jo gati për të garuar. Sot (e diel) kështu ndodhi, sepse ky grup ndoshta nuk është ende i pjekur sa për të luajtur ndeshje çdo tre ditë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll