Mbi 3 kg kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali
Policia italiane ITALIA- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge. Mediat italiane rapo...
Më tej në njoftim bëhet me dije se janë sekuestruar 2450 fara cannabisi, sasi kokaine, sasi cannabisi dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike.
LEZHË- Tre raste të reja të drogës janë zbuluar në qytetin e Lezhës. Sipas njoftimi të policisë nga këto operacione janë vënë në pranga 5 persona. Në pranga kanë rënë, Fatjon Canga, Erbardh Gjeloshi, Xhovano Ivanaj.
Më tej në njoftim bëhet me dije se janë sekuestruar 2450 fara cannabisi, sasi kokaine, sasi cannabisi dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike. Mësohet se autorët shisnin drogë në afërsi të shkollave.
Njoftimi i plotë:
Lezhë/Vijojnë intensivisht megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2” dhe plani i posaçëm operacional për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike, që në fazën fillestare. Goditen 3 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen 2450 fara cannabisi, sasi kokaine, sasi cannabisi dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike. Vihen në pranga 5 shtetas. Si rezultat i punës së vazhdueshme policore dhe hetimore që po kryhet në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike, si dhe të rasteve të shitjes në sasi dhe/ose doza të lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, të mbështetur nga informacionet nga inteligjenca policore, goditën 3 raste në këto fusha.
-Pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës dhe koordinimit të punës me të, u arrestuan në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. C., 36 vjeç, Gj. I., 34 vjeç dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Nga kontrollet fizike dhe në banesa, këtyre shtetasve iu gjetën 2450 fara cannabisi, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë.
-Në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Lezhë, arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave. -U arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Policia italiane ITALIA- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge. Mediat italiane rapo...
foto ilustruese GRAMSH- Dy persona janë arrestuar në Gramsh pasi kanë goditur me grushte për motive të dobëta një 40-vje...
muhamet çota VLORË- Gjatë natës është djegur në garazh makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë...
Foto nga vendi i ngjarjes KLOS- Një 22-veçar është procedur penalish në Klos pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në...
Foto ilustruese BELGJIKA- 40 persona janë sot para në Gjykatën Penale të Brukselit për një çështje të t...
makina e djegur VLORË- Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në&nb...
Foto nga vendi i ngjarjes ITALIA- Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosu...
Foto ilustruese GJERMANI- Europol ka analizuar për herë të parë bandat më të rrezikshme të Europës, me se merren dh...
pamje nga protesta FRANCË- Një protestë jo shumë e zakontë është zhvilluar në qytezën e Roncq në Franc&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë ...