Aktualitet

Mbi 3 kg kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

Mediat italiane raportojnë së të riut i janë gjetur më shumë se tre kilogramë kokainë të fshehur në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerit në makinë.

8 Prill 2024, 10:16 Nga M.B
Mbi 3 kg kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar
Policia italiane

ITALIA- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge. Mediat italiane raportojnë së të riut i janë gjetur më shumë se tre kilogramë kokainë të fshehur në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerit në makinë. Arrestimi i tij u bë të dielën gjatë një kontrolli rutinë nga policia italiane.

Oficerët urdhëruan shoferin të ndalonte, por ai tentoi të arratisej. Pasi u ndalua nga policia, u ushtrua një kontroll brenda makinës, ku u gjetën tre pako me kokainë, me mbi 1 kilogramë secila. Autoritetet sekuestruan gjithashtu drogën edhe paratë cash që iu gjetën të riut në momentin e ndalimit.

arretohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll