Politike

Zgjedhjet për kryetarin e degës së PD-së në Lezhë, Gjin Gjoni shpallet fitues

Gjoni siguroi 604 vota kundrejt kandidatëve, Albert Rrusti i cili mori 312 vota dhe Paulin Marku 131.

6 Prill 2024, 20:34 Nga r.ll
Zgjedhjet për kryetarin e degës së PD-së në Lezhë,
gjin gjoni

LEZHË- Ditën e sotme në Lezhë janë mbajtur zgjedhjet për kryetarin e degës. Fitues i zgjedhjeve është shpallur Gjin Gjoni, me një rezultat të thellë ndaj dy kandidatëve përballë tij.

Gjoni siguroi 604 vota kundrejt kandidatëve, Albert Rrusti i cili mori 312 vota dhe Paulin Marku 131. Në procesin e votimit mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se 1100 anëtarë. Gjin Gjoni ka qenë gjyqtar i gjykatës së Apelit të Tiranës.

Pas fitores, në një prononcim për mediat, ai falënderoi qytetarët e Lezhës që e votëbesuan, ndërsa tha se situata në PD është shumë kritike, por dega e Lezhës i ka objektivat e qarta. Ai u shpreh se do të fillojnë me riorganizimin e PD-së së Lezhës dhe përgatitjen për fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Në radhë të parë doja të falënderoja dy kolegët e mi për garën dinjitoze. Populli i Lezhës arriti të më votëbesojë mua, është përgjegjësi shumë e madhe. Patjetër që situata politike në të cilën ndodhemi është jashtëzakonisht shumë kritike, por Partia Demokratike Lezhës ka objektiva të qarta. Të bashkuar, siç jemi sot, do të fillojmë me riorganizimin e partisë dhe përgatitjen për fushatën elektorale të 2025”, tha Gjoni.

gjin gjoni pd ne lezhe

Sondazh

Poll