Politike

"Shantazhi funksionoi!", Bardhi pas deklaratës së Ramës: Mbështeti Veliajn më shumë sesa vëllain e tij biologjik

Bardhi shkruan se Rama duhet të kishte mbështetur Gjykatën Anti Korrupsion, e cila kërkon të hetohet edhe Erion Veliaj, në vend që të mbështeste këtë të fundit. 

6 Prill 2024, 18:12 Nga r.ll
"Shantazhi funksionoi!", Bardhi pas deklaratës së
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me arrestimet e tre drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se shantazhi i kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj Ramës funksionoi, pasi sipas tij fati i njërit pëcakton fatin e tjetrit. Ai shprehet se kryeministri më shumë mbështeti Veliajn sesa vëllanë e tij biologjik, Olsi Ramën.

Bardhi shkruan se Rama duhet të kishte mbështetur Gjykatën Anti Korrupsion, e cila kërkon të hetohet edhe Erion Veliaj, në vend që të mbështeste këtë të fundit. 

POSTIMI I PLOTË:

Shantazhi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës funksionoi! Nuk janë thjesht dy hallexhinj të drejtësisë, por edhe dy bashkëpunëtorë të afërt, ku fati i njërit përcakton fatin e tjetrit. Prandaj sot Edi Rama mbështeti Erion Veliajn edhe më shumë sesa mbështeti vëllain e tij biologjik Olsi Rama, sepse e di që Erion Veliaj i ka në dorë fatin e pushtetit.

Pasi Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erion Veliajn, Edi Rama zgjodhi edhe kësaj here të sulmojë opozitën. Asnjë fjalë për thelbin e çështjes, asnjë sqarim sesi vjedhja e të paktën 22 milion eurove nga buxheti i Bashkisë Tiranë i shpëtojë syrit të patronazhistëve të tij, që dinë gjithçka për çdo qytetarë, por nuk dinë që Shtabi Elektoral i Erion Veliajt me nje skemë të pastër mashtrimi kanë vjedhur të paktën 22 milion euro.

Çdo Kryeministër i pashantazhueshëm do kishte mbështetur Gjykatën Antikorrupsion që kërkon të hetohet Erion Veliaj, dhe kurrësesi këtë të fundit. Por ky nuk mund të jetë Edi Rama, që në të njëjtën mënyrë si Erion Veliaj, nuk dinë as çfarë bën i vllai, as çfarë bën zëvendësi i tij në Qeveri, as çfarë bëjnë ministrat e tij të korruptuar. Prandaj janë të dy njëlloj hallexhinj të drejtësisë.

gazment bardhi edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll